Rruga Tirana, Ndërtesa Swiss Bau, Prizren, Kosova.
Ne kemi udhëtuar mjaftë me Airbnb dhe e duam këtë platformë, tani unë dhe gruaja ime do të bëhemi nikoqirë në shtepinë tonë. Prizreni është qyteti ynë i lindjes, ne kemi jetuar pothuajse tërë jetën tonë në Zvicër, andaj sa jemi ambientuar në Zvicër po aq e duam vendin tone të lindjes! Gjithmonë kemi dashur të kthehemi në shtëpi dhe të shijojmë qytetin tonë plot shpirt, histori, ku mund te shijohet ushqimi shkëlqyeshëm, kafja dhe çaji. Me kënaqësi do të jemi të nderuar t'ju mirëpresim në apartamentet tona. Nga momenti kur ju të arini do të jemi këtu për t'ju pritur dhe tju bejme të ndiheni si në ne shtepinë tuaj.
Dy apartamente janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë, apartamente Kalaja, me plot drite, te paisura me gjitha cka ju duhet, janë të vendosura ne ndertesen e re Swiss Bau, afër qendrës tregtare të hapur Abi Carshia, ku mund të gjenden të gjitha që ju nevojitet ne nje vend gjate qendrimit ne Prizren, dhe ku mund te shijoni një kafe dhe ushqim te larmishëm në ambientin veqantë.
Apartamentet posedojnë dy ose tre dhoma gjumi, salon te dites me TV dhe kuzhine complete, banjo, wc, kuzhinë dhe internet. Distancat në këmbë: 2 min. në Abi Carshia dhe Qendrën Tregtare Galleria, rreth 15 min në këmbë deri në Qendrën e Shadervan (Qendra e qytetit), 10 min. me taksi.
Rruga Tirana, Ndërtesa Swiss Bau
Prizren, Kosova
+383 44 787 384
+383 44 821 741
+41 76 690 61 98
(Whatsapp & Viber)
© 2021 Apartamentet Braha. Të gjitha të drejtat e rezervuara.