Ne kemi udhëtuar mjaftë me Airbnb dhe e duam këtë platformë, tani unë dhe gruaja ime do të bëhemi nikoqirë në shtepinë tonë. Prizreni është qyteti ynë i lindjes, ne kemi jetuar pothuajse tërë jetën tonë në Zvicër, andaj sa jemi ambientuar në Zvicër po aq e duam vendin tone të lindjes! Gjithmonë kemi dashur të kthehemi në shtëpi dhe të shijojmë qytetin tonë plot shpirt, histori, ku mund te shijohet ushqimi shkëlqyeshëm, kafja dhe çaji. Me kënaqësi do të jemi të nderuar t'ju mirëpresim në apartamentet tona. Nga momenti kur ju të arini do të jemi këtu për t'ju pritur dhe tju bejme të ndiheni si në ne shtepinë tuaj.
Ne ju mirëpresim në apartamentin e pastër dhe të ri, me dy dhoma gjumi (100m2) në ndërtesën e re SwissBau, e cila ndodhet në pjesën e bukur të qytetit, vetëm 2 minuta larg nga qendra tregtare dhe Galeria Abi Qendra. Komod dhe i qetë, i përshtatshëm për katër persona. TV dhe kuzhinë të plotë, banjo, tualet dhe WiFi falas, Gjithashtu, ne ofrojmë parkim falas në garazhin tonë nën ndërtesë.